Një mënyrë e thjeshtë si të largoni dhimbjet e kokës

0

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme dhe kanë shkaqe nga më të ndryshmet. Edhe pse ato janë një burim i shpeshtë i stresit dhe ankthit, dhimbjet e kokës janë shenjë shumë e rrallë e një sëmundje të rëndë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, që përfshijnë tensionin e dhimbjeve të kokës nga sinuset dhe migrena.

Sinusiti është një gjendje ku hunda dhe sinuset janë të pezmatuara, gjë e cila pengon nxjerrjen normale të mukusit. Në këtë gjendje shtohet prodhimi i mukusit si dhe trashet mukoza që vesh këto kavitete.

Shkaktarët më të shpeshtë të këtij pezmatimi janë viruset apo bakteret që infektojnë kavitetin e sinusit. Sinusiti shkakton dhimbje të mëdha që prekin pjesën qendrore të kokës.

Këto dhimbje ndikojnë në aktivitetin e përditshëm dhe ndryshojnë fortësinë e tyre në varësi të fazës sinusite që ndodheni.

Ja një mënyrë natyrale që lehtëson dhimbjet dhe redukton mukusin e tepërt të mbledhur.

Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili i prerë imët dhe 1 litër ujë. Valoni për disa minuta ujin së bashku me xhenxhefilin. Pasi të ketë valuar hidheni ujin në një legen.

Vendoseni kokën para legenit dhe mbulojeni me peshqir. Thithni për disa minuta avullin që nxjerr uji i xhenxhefilit. Mund të bëni disa sekonda pushim. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para gjumit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com