NJË LAMBORGHINI PREJ DRURI

0

Një marangoz kinez i apasionuar pas makinës Lamborghini, duke qenë se kurrë nuk mund ta blejë një të tillë, vendosi ta prodhojë vetë duke përdorur vetëm dru.

20150212162229888620Yu Jietao tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave sapo doli shëtitje në rrugët e provincës Jiangxi me makinën e rrallë. Gjithashtu, për këtë Lamborghini prej druri nuk kanë munguar as ofertat për ta blerë.

“Më kanë ofruar shuma të kënaqshme, por më ka hyrë në zemër kjo makinë dhe kam vendosur të mos e shes”, thotë Yu.

Policët e kanë paralajmëruar marangozin që të mos dalë në rrugë me këtë makinë pasi i mungon leja e qarkullimit, por Yu nuk ka frikë nga gjobat.

“Nuk më intereson nëse më ndalojnë policët. Unë doja një makinë të ngjashme me Lamborghini-n dhe e bëra”, thotë Yu Jietao.

Lamborghini prej druri është 4 metër i gjatë, 1.5 i gjerë dhe 1.5 i lartë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com