Një i marrë peng dhe njëzetë të plagosur në Paris

0

teroristat

(E Plotësuar) – Po vazhdon aksioni i policisë franceze për kapjen e dy terroristëve, vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi.

Sipas medieve franceze ata kanë hyrë, janë fshehur, dhe sipas të gjitha gjasave janë barrikaduar për tu ballafaquar me policinë që është në ndjekje të tyre.

Policia e Parisit ka përgënjeshtruar lajmin se gjatë aksionit janë vrarë dy persona.

Por ajo nuk ka përgënjeshtruar të shtënat që kanë ndodhur në ndjekje të të dyshimtëve.

Pengje dhe të shtëna në Paris

 

Janë dëgjuar të shtëna në veri-lindje të Parisit, derisa policia ka ndjekur një veturë në të cilën besohet se ishin dy terroristët e dyshuar për vrasjen e stafit të revistës “Charlie Hebdo”.

Raportohet se së paku një peng është marrë në qytetin e Dammartin-en-Goele nga dy persona, të cilët më parë kishin rrëmbyer një veturë në komunën fqinje.
Policia ka raportuar këto të shtëna gati 48 orë pasi dy terroristët sulmuan zyrat e revistës duke vrarë 12 njerëz.
Sipas mediave franceze mbi 88 mijë policë janë në kërkim të dy terroristëve të dyshuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com