Një grup profesorësh e nxënësish nga Qarku i Gjirokastrës së Shqipërisë po qëndrojnë në Bujanoc e Preshevë

0

Një  delegacion me nxënës, profesor e profesoresha të shkollave të mesme të Tepelenës Përmetit dhe Gjirokastrës  i kryesuar nga Arben Rexhaj po qëndrojnë në Luginë të Preshevës raporton Lugina Press.

Ky delegacion  nga shteti shqiptar për tre ditë resht  po qëndrojnë në Bujanoc e Preshevë.

Ndërkaq kjo vizitë po bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Vlenë të theksohet  se ata nuk janë sistemuar nëpër hotele, por po  i mikpresin familjet shqiptare  të këtij rajoni.
Ata gjatë  ditës së djeshmë kanë qëndruar në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc ku  kanë parë për së afërmi si po  zhvillohet një orë mësiimi në këtë institucion arsimorë.

Drejtori i shkollës së mesëme “Sezai Surroi” në Bujanoc,  Zejni Fejzullahu theksoi  se  ishte dëshira e profesorit Arben Rexhaj  që   një grup i nxënësve dhe të profesorave të vizitojnë Bujanocin dhe kjo u realizua. Ndaj dhe jam i lumtur që unë të kem patur fatin të fillojmë një bashkëpunim të tillë dhe shpresojmë që ky  bashkëpunim të vazhdoj edhe në të adhmen.

Profesor Arben Rexhaj njëherit dhe këshilltar i bashkisë  në Gjirokastër tha se   jam i lumtur që vërtet  arrita të bëjë realitet objektivin tim për të mbështeur sadopak arsimin shqip në Luginë të Preshevës.

Ne kemi sjelluar një kolektiv të qarkut të Gjirokastrës dhe disa nxënës të gjimanazit  më me rëndësi” Asim Zeneli”.

Delegacioni nga shqipëria  kanë vizituar shkollën e mesme”Skender Beu” në Preshevë, shkollën  fillore”Ibrahim Kelmendi” po ashtu në Preshevë, shtëpinë e kulturës”Abdullah Krashnica” në Preshevë, ndërkohë janë takuar me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani.  Delegacioni në fjalë po ashtu kanë takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ate të këshillit  komëbëtar shqiptar Jonuz Musliu, më pas kanë vizituar shkolln fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, muzeun e komandant Lleshit po ashtu në Tërnoc.

Ndërkaq delegacionin  shqiptar si në Presehvë e po  ashtu dhe në Bujanoc po e shoqëron drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili me bëshkëpunëtorin e tij Burhan Limani./Lugina Press/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com