Një Gjilanas, tentuan ta grabitin për Vit të Ri

0

Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan, një qytetari nuk i kishte ardhur Babadimri, për ndërrimin e motmoteve. Në lokalin e tij, dy persona nën kërcënimin me armë zjarri tentuan ta grabitin.

auto_grabitje-me-maska.gif1420141354

Por, ky qytetar arriti që nga dora t’i marr armën njërit nga të dyshuarit, të cilët pas kësaj ikën nga vendi i ngjarjes.

Kështu raporton policia e Kosovës, e cila thotë se pas reagimit të shpejtë kanë arritur të arrestoj njërin nga të dyshuarit.

Po ashtu, siq raporton policia, nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47. I dyshuari tjetër gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com