Një “Gërdec” edhe në Bullgari, 15 të vdekur nga shpërthimi

0

Një “Gërdec” edhe në Bullgari, 15 të vdekur nga shpërthimi

Të paktën 15 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në Gorni Lom, në veriperëndim të Bullgarisë, njoftuan autoritetet lokale, që shtuan se numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë.

Kjo fabrikë prodhon municione për përdorim civil si dhe bën shpërbërjen e municioneve të vjetra.

Në depot e fabrikës që u shkatërrua e tëra mbahej një numër i madh lëndësh shpërthyese.

Fabrika, pranë kufirit me Serbinë, rreth 120 kilometra në veri të Sofjes, ka përpunuar municione për nevojat e ushtrisë bullgare.

Kjo nuk është hera e parë që në Bullgari ndodhin të tilla shpërthime.

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në vitin 2007 dhe në vitin 2010, në të cilat pati dhjetëra persona të lënduar.

Shpërthimi në Gorni Lom besohet se është më i madhi deri tani edhe për numrin e madh të viktimave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com