Një femër rreth 20 vjeçare gjendet e vdekur në lumin Erenik të Gjakovës

0

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve” në Gjakovë. Kështu ka thënë komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj për Express.

Gjokaj ka konfirmuar se një femër rreth moshës 22-23 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik në Gjakovë.

“Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 në mëngjes”, ka thënë Gjokaj derisa ka shpjeguar se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com