Një drogë e re, e tmerrshme ka arritur në Serbi
12:31 | 10 Maj 2019

Efektet e kanabinoidëve sintetikë janë të ngjashme me marihuanën, por kanë njëqind herë veprim më të fuqishëm dhe vërehet dhjetë minuta pas konsumimit. Shprehet përmes skuqjes së syve dhe konjuktivit, pulsit të përshpejtuar, gojës së thatë, ndryshimit të disponimit dhe perceptimit.

Pasojat ndjehen edhe në ditët në vijim, ndërsa efekti në vazhdimësi zgjat gjashtë orë.

Shfrytëzimi i këtyre substancave në botë është i ndërlidhur me numrin e rritur të rasteve të vdekjes, por edhe të vetëvrasjeve.

Alesia Bami