Një djalë është vrarë gjatë një dasme në Likovë

0

Në Qendrën mjekësore Kumanovë mbrëmë rreth orës 23:30 ishte sjellur B.A. (1998), shtetas i Republikës së Gjermanisë me prejardhje nga Presheva  i cili ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kraharorit, ndërkaq i ka marrë gjatë një dasme në Likovë, kumtoi MPB.

Pas daljes së ekipit të ekspertëve të SPB Kumanovë ishte konstatuar se në orën 22 e 45 minuta përderisa mysafirët kanë qenë të ulur në oborrin e Z.Sh. (1966) ku është zhvilluar festa familjare, 63-vjeçari A.SH. ka nxjerrë pistoletën 9mm të cilën e ka poseduar pa leje dhe ka shtënë disa plumba me ç’rast njëri ka përfunduar në krahësorin e djaloshit, kumtoi policia.

B.A. është sjellë në gjendje kritike në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë ku ka vdekur. Pas autorizimeve të prokurorit publik themelor trupi është dorëzuar për obduksion. A.SH. është mbajtur në stacionin policor në Kumanovë për veprim të mëtutjeshëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com