Një azilante shqiptare e shtyp treni për vdekje, pak pasi mori refuzimin

0

Një vajzë e re shqiptare ka humbur tragjikisht jetën dhe i fejuari i saj ka mbetur i plagosur rëndë në një incident që ka ndodhur pasditen e djeshme në Frankfurt të Gjermanisë, raporton noa.al duke cituar burime nga kampi i azilantëve në këtë zonë si dhe policinë lokale dhe mediat qendrore gjermane.

Untitled20

Vajza është Ela Haziraj, 23 vjeçe, qytetare shqiptare e cila ishte regjistruar tre muaj më parë në një kamp azilantësh në Frankfurt, bashkë me të fejuarin e saj, Saimir Gjokpali.

Në fotot që ju sjell më poshtë NOA, shihni vajzën Ela Haziraj me të dashurin e saj, pak ditë para se të ndodhte tragjedia e djeshme.Untitled

Ngjarja, sikurse raporton Frankfurfter Neu Presse, ndodhi në orën 16.00 të së mërkurës Neustadt/Marburg të Frankfurtit. Çifti bashkë me një shoqe dhome të kampit të azilantëve aplikues, ishin duke pritur trenin në stacionin e zonës. Në një moment, treni i mallrave që ishte duke kaluar, ka përfshirë disa udhëtarë që prisnin në afërsi të stacionit, duke i dëmtuar rëndë. Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 23 vjeçarja Ela Haziraj dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. Autoritetet thanë se trupi i të ndjerës u dërgua në morgun e spitalit lokal.

Aplikues për azil që gjenden në zonën ku ndodhi ngjarja, të kontaktuar me NOA.al, bënë të ditur se vajza ndodhet në morg dhe se askush deri tani nuk ka marrë përgjegjësi për aksidentin. Ata gjithashtu shprehen të trishtuar për faktin që mediat kryesore gjermane nuk e raportuan këtë tragjedi. Mësohet se çifti Ela Haziraj dhe Saimir Gjokpali kishin aplikuar për azil dhe kishin marrë përgjigje negative pasi kishin rreth tre muaj që qëndronin në kamp në Gjermani. Autoritete i kishin njoftuar se do t’i kthenin sërish në Shqipëri dhe ata gjendeshin në pritje të kryerjes së riatdhesimit.

Azilantët e kontaktuar nga NOA pohojnë se janë duke jetuar në kushte aspak normale.

“Ne jemi në kushte çnjerëzore këtu. Na vënë në një dhomë dy ose tre familje. Po na trajtojnë si kafshë”, – shprehet A.D., një e re shqiptare e cila ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. E reja shpreh dhimbjen edhe për humbjen e Ela Hazirajt. “Erdhi për një jetë më të mirë, por e shtypi treni i mallrave”, – thotë me dhimbje ajo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com