Një 6 vjeçar fiton 11 milionë dollar në vit me kanalin e tij në Youtube (Video)
14:52 | 10 Dhjetor 2017

Tashmë kanali i dedikohet i gjithi lojërave dose ushqimeve për fëmijët dhe ato shoqërohen nga komenti i Ryan ndërsa filmimi realizohet prej prindërve të tij. Ryan, prezantuesi 6 vjeçar i kanalit Youtube Ryan ToysReview, është një multi miliarder. Kanali në Youtube i menaxhuar nga familja e tij raportohet se ka gjeneruar 11 milion dollar në 2017-ën sipas listës së Forbes. Kanali menaxhohet me ndihmën e prindërve të tij dhe ka nisur aktivitetin që në Mars të 2015-ës. Ai bën analizë të lojërave. Llogari filloi si Ryan, atëherë ishte vetëm 4 vjeç. Në Korrik të 2015-ës videot e tij u bënë virale ku njëra prej më të famshmeve është “Giant Egg Surprise” dhe mori 800 milion shikime. Tashmë kanali i dedikohet i gjithi lojërave dose ushqimeve për fëmijët dhe ato shoqërohen nga komenti i Ryan ndërsa filmimi realizohet prej prindërve të tij. Kanali i tij ka 10 milion abonentë që i bie të gjenerojë afro 1 milion dollar në muaj. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon më të fundit të tij. /PCWorld Albanian
Aurela Hoxha