Niue njeh Kosovën
10:03 | 24 Qershor 2015

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka marrë një notë verbale nga Toke Talagi për themelimin e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy shteteve. 20150624091755891620 Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook: Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB.
Françeska Jaçe