Nisin vazhdimet për afatin e privatizimit të mediave

0

Është bërë e ditur se qeveria e Sërbisë sot e ka dërguar propozimligjin për ndryshimin edhe plotësimin e ligjit për informimim publik dhe medial kuvendit të Sërbisë, në seancën urgjente. Sipas ndryshimit të ligjit mbi informimim publik dhe medial, afati i ri, i fundit për privatizim është 31 tetori i vitit 2015.

mediji-reforma

Me këtë propozim ligj thuhet të jetë propozuar ndalimi mbi finacimin nga fondet publike për mediat të cilat deri më 1 korrik, nuk do të publikojnë thirrjet publike për shitjen e kapitalit. Këto media do të jenë deri në fund të tetorit të finasuara në bazë të sufinacimeve të projekteve. Nëse thirrja publike për shitjen e kapitalit të mediave nuk rregullohet deri m 1 korrik të vitit 2015 është parashikuar të ndërpritet, ndërsa procesi vazhdon në ndarjen e aksioneve të të punësuarave pa kompenzim. Ministria e kulturës dhe informimit ka dekalruar se proçesi i shitjes së pjesës shtetërore zbatohen vetëm në ato media për të cilat Agjensioni për privatizim ka njoftuar për thirrje publike. Pritet që qeveria të miraton aktin i cili do të përshkruaj afërsisht procedurën e privatizimit me ndarjen të aksioneve të punësuarve pa kompenzim. Me ndryshimet ligjore të propozuara është përcaktuar edhe afati në të cilin blerësi i medias do të jetë i obliguar të respektojë detyrimet e kontraktuara, si dhe rreth vazhdimësisë së përmbajtjes programore mediale./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com