Nisen haxhinjtë nga komuna e Bujanocit për në Meke

0

Si çdo vit edhe kësaj radhe Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar “Haxhin 2014” dhe sipas përfaqësuesve janë bërë të gjitha parapërgatitjet dhe të mërkurën në orët e pasditës 23 hazhinjtë të udhëtohet për në vendin e shenjtë, Meke, në Arabin Saudite.

H1

Nisja e haxhinjëve u bë nga Xhamia e re në Tërnoc drejt aeroportit të Prishtinës, ku sot në mëngjes kanë udhëtuar për në Turqi e më pas për në Arabinë Saudite. Me këtë rast, kryetari i BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi dhe menaxheri, Abdullah Salihu, theksuan se, janë bërë të gjitha parapërgatitjet për ketë Haxh, si janë rezervuar hotelet dhe marrë vizat për udhëtim dhe shpresojnë se haxhinjët do të jenë të kënaqur. H3Po ashtu dhe mjeku i cili do të i shoqëroj gjatë Haxhit udhëtarët, mjeku Mejdi Zeqiri, tha se, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë udhëtim. Haxhinjët të cilët i’a mësyn dje vendeve të shenjta të Arabisë Saudite për kryerjen e kushtit të pestë të islamit Haxhin u shprehën të kënaqur që ua ka mundësuar All-llahu për të kryer këtë obligim. Ndërkohë vlen të theksohet se këtë vit haxhinjët do ti shoqëroj myftiu Nexhmedin Saqipi ndërkaq për shëndetin e haxhinjëve do të përkujdeset Dr.Mejdi Zeqiri./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com