Nis kthimi masiv i azilkërkuesve nga Gjermania

0

Në fund të muajit gusht pritet të ketë kthime masive të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

largea_foto-51438758966

Deri në fund të muajit, qeveria vendase ka parashikuar kthimin e rreth 500 shqiptarëve, ndërsa pritet që të kthehen dhe shumë të tjerë në muajt e tjerë. Në datën 5 pritet që të mbërrijë një tjetër avion pas atij të disa ditëve më parë, në të cilin do të kthehen 100 shqiptarë. Javën e ardhshme do të ketë disa avionë të tjerë me shqiptarë dhe deri në fund të muajit do të bëhet kthimi i 500 personave. Më herët mediat vendase raportuan se po tentohet bindja e azilkërkuesve për t’u larguar me dëshirë. Në disa zona të vendit autoritetet po ofrojnë deri në 600 euro për person për të gjitha ata që largohen me dëshirë. Sipas mediave, deri më tani janë rreth 107 persona që kanë pranuar ofertën dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në atdhe. Ato shkruajnë se programi ka për qëllim uljen e kostove për trajtimin e azilantëve. Deri më tani janë harxhuar rreth 65 mijë euro për kthimin e azilkërkuesve në shtetet e tyre. Sipas mediave gjermane, në gjysmën e parë të 2015, rreth 179.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani, dy herë më shumë se një vit më parë. Po ashtu, mjaft portale gjermane kanë shkruar se do të nisë shkurtimi i procedurave për azilkërkuesit shqiptarë. Kjo gjë u bë e ditur dje edhe nga presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët, Manfred Schmidt, i cili lajmëroi shkurtim të procedurave. “Ajo që ne duhet të arrijmë është që të mos ia vlejë qëndrimi në Gjermani për një kohë të caktuar. Nga gushti, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për qëndrimin në vendin tone, do të vendosim sanksione për kërkesat e paarsyetuara të azilit, siç është bllokimi i hyrjes në vendet e zonës Schengen, apo edhe ndalimi i shkeljes në tokën gjermane”, tha ai. Mjaft zyrtarë vendas, por edhe ambasadori gjerman në vendin tonë kanë deklaruar se të gjithë ata persona që kanë aplikuar për azil do të kthehen mbrapsht.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com