Nis grumbullimi i kuqezinjve, Xhaka e Llullaku flasin për ndeshjen me Italinë

0

Ka filluar grumbullimi i futbollistëve kuqezi për ndeshjet me Italinë dhe Bosnjen.

Azdren Llullaku është ndër futbollistët e parë që ka arritur në Shqipëri. Ai shprehet se është i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje, jo vetëm aty ku e ka vendin, në repart ofensiv.

Azdren Llullaku është ndër të parët e mbërritur, gjendja e tij është maksimale dhe ai shprehet i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje, jo vetëm në repartin e avancuar, ku e ka vendin.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, deklaron Llullaku.

Taulant Xhaka, pas fitores së një nate më parë të skuadrës së tij Bazelit, ka mbërritur të dielën në aeroportin “Nënë Tereza”, raportojnë mediat shqiptare.

“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.

Edhe Amir Abrashi duket të ketë hedhur pas shpine lëndimin e tij që e mbajti gjatë jashtë fushës së lojës: “Kam pasur probleme sepse u ktheva i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”, deklaroi Abrashi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com