Nikoqiri i Kupës së Botës e “shkatërron” Arabinë Saudite (Video/Foto)
15:59 | 14 Qershor 2018

Kombëtarja e Rusisë ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror. Rusia e trajnerit, Cherchesov arriti ta mposhte 5 me 0 Arabinë Saudite, shkruan IndeksOnline.     Dy gola u shënuan në pjesën e parë me anë të; Gazinskiy (12’të) dhe Cherychev (43’të). Edhe pse u mendua se në pjesën e dytë Arabia do të sulmojë, ndodhi e kundërta, pasi vendasit zhvilluan një 45 minutësh tjetër tejet të bukur. Tri golat e fundit në këtë ndeshje i shënuan, Dzyuba në minutën e 71’të, Cherychev 90+ dhe Golovin 94+. Rusia tani prinë në grupin A me 3 pikë të plota, kurse Arabia mbetet me zerro pikë. Ndeshja e ardhshme për Rusinë zhvillohet më 19 qershor, ndaj Egjiptit, kurse Arabia ndaj Uruguait./IndeksOnline/
Edlira Rukaj