Nikoliq shpikë konspiracione: Grupi i “Shqipërisë së Madhe” nuk po fle

0

Duket se politikanët serbë nuk po heqin dorë nga trendi i fundit së etiketuari shqiptarët si të rrezikshëm për regjionin, duke shpikur grupe të organizuar shqiptare që mëtojnë ‘Shqipërinë e Madhe”. Këto deklarata janë aq tronditëse sa të japin ndjenjën e teorive konspirative.

Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se incidentet e fundit në regjion konfirmojnë brengat e tij se themeluesit e grupit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe” nuk po “flejnë”.

“Sulmet terroriste, si dhe provokimet e qëllimshme gjatë vizitës të delegacionit të Trianës në Serbi janë një sinjal se i tërë regjioni është në rrezik”, ka thënë Presidenti Nikoliq në një intervistë për agjencinë italine të lajmeve “Ansa”, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka thënë se kjo problematikë duhet të trajtohet nga të gjitha vendet që kanë popullatë shqiptare në mënyrë njëherazi, që sipas tij është preventiva e vetme për parandalimin e unifikimit të trojeve shqiptare në një njësi territoriale.

Nikoliq ka shkuar aq larg sa ka thënë se “metodat për të realizuar këtë ide janë përgaditur detajisht dhe po zbatohen me aksione terroriste, dhe është shumë e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të njoh situatën për nga afër”, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, planet për bashkimin e trojeve shqiptare në projektin “Shqipërina e Madhe” datojnë që nga viti 1878.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com