Nikoliq përfundon platformën për Kosovën, ja çka përmban ajo!
10:02 | 19 Maj 2015

Platforma për Kosovën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, është dërguar në kabinetin e kryeministrit, Aeksandar Vuçiq. auto_Vueiq-Nikoliq-640x3581432045946 Sipas B92, janë bërë të ditura edhe disa nga objektivat e kësaj platforme. Sipas këtij mediumi, platforma e Nikoliqit parasheh një autonomi të gjerë për Kosovën në shumë fusha, por jo edhe pavarësi, transmeton lajmi.net. Një pjesë e kësaj platforme ka të bëjë edhe me veriun e Kosovës, i cili, sipas Nikoliqit, duhet të trajtohet në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Ndërsa në pjesën tjetër, Asociacioni i Komunave Serbe, të ketë tretman ashtu siç kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistimit të Jugosllavisë.
Françeska Jaçe