Nikoliq dekoron Kastron për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

0

Për shkak se ish-diktatorin kuban nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Presidenti i Serbisë Tomslav Nikoliq e ka dekoruar Fidel Kastron (89) me Urdhrin e Republikës, që është dekorata më e lartë që u ndahet shefave të shteteve.

Kastro

Kryetari i Komisionit për ndarjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikoliqit, Tomisllav Antiq, ka thënë për gazetën “Novosti”se propozimi ka ardhur personnalisht nga presidenti, transmeton qik-u.

“Kastro nderohet me këtë mirënjohje për shkak të raporteve të mira shumëvjeçare mes dy vendeve tona, por edhe për shkak të qendrimit parimor të Havanës që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në motivacionin e ndarjes së dekoratës.

Nikoliq të hënën që vjen shkon për vizitë në Kubë dhe me gjasë do të provojë t’ia dorëzojë dekoratën personalisht Kastros.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com