“Nikki Haley do të kandidohet për Presidente të SHBA”
23:45 | 11 Tetor 2018

“Nikki Haley synon të kandidohet për presidente, nëse jo në vitin 2020 atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm ta mundë Trumpin (presidentin e SHBA) dhe skandalet e tij”, ka thënë Shapiro për radion ushtarake izraelite.

Mirëpo Haley e ka mohuar se ka çfarëdo planesh për këtë funksion.

Mediet izraelite përkujtojnë se Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë sqarim për dorëheqjen e saj të publikuar dje, përveç dëshirës së saj të largohet pas dy vjetëve pune në Kombet e Bashkuara.

Haley, nënë e dy fëmijëve të cilët janë në kolegj, pretendohet se të ketë thënë Trumpit se është në shërbimin publik tashmë 14 vjet dhe se dëshiron “pushim” në mënyrë të fitojë më tepër para në sektorin privat.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar ambasadoren me një mesazh në Twitter pasi ajo ka dhënë dorëheqje, sepse “ajo ka udhëhequr një luftë të pa kompromis kundër dyfytyrësisë së Kombeve të Bashkuara për të vërtetën dhe të drejtën për vendin tonë”.

Mediet izraelite komentojnë se Haley më së shumti do t’i mungojë qeverisë Izraelite dhe lobit proizraelit – Komitetit Amerikan Izraelit për Punë Publike (AIPAC).

Prejse Nikki Haley ishte ambasadore në KB, Trump vendosi ta bartë ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, dukshëm e zvogëloi ndihmën për palestinezët dhe i tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin, të cilën marrëveshje Izraeli e kundërshtonte ashpër. /Lajmi.net/

Nevina Shtylla