Niang largohet nga Milani, kalon te skuadra turke
14:17 | 12 Korrik 2017

M’Baye Niang do të largohet nga Mailan gjatë kësaj vere.

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang nuk ka vend në skuadrën e Vincenzo Montellas për sezonin e ardhshëm. Francezi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kishte kaluar në huazim te Watford, por kësaj radhe do të shitet përfundimisht. Për lojtarin ka shprehur interesim Fenerbahce, e cila lojtarit i ka ofruar kontratë katër vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon. Ndërsa, skuadra e Milanit do të përfitojë 18 milionë euro nga shitja e Niang.
Aurela Hoxha