Ngritja e Facebook, nga dhoma e një konvikti në Harvard e deri tek dominimi botëror

0

Facebook është një histori klasike suksesi në ‘Silicon Valley’: prej një konvikti e deri në maje të botës, duke e bërë Mark Zukerbergun një figurë legjendare.

Këto ditë, Facebook vlen 364 miliardë dollarë, me rreth 1.71 miliardë njerëz që e përdorin atë çdo muaj. Kjo është historia e ngritjes së Facebook, prej shkurtit të vitit 2004 e deri më sot.

Facebook filloi në konviktin ‘Kirkland House’ të Harvard.

Në vitin 2003, studenti i vitit të dytë në Harvard Mark Zuckerberg do të ndërtonte një program të quajtur “Face mash”. Ishte një aplikacion pa stil që përdorte fotografitë e shokëve të tij të klasës që i hakeronte nga dosjet e administratës së shkollës. Vetëm në katër orët e para të lansimit i mori 22,000 shikime nga 450 njerëz. Pak ditë më vonë, Harvardi urdhëroi që të mbyllej, duke cituar shqetësimet rreth të drejtës së autorit dhe sigurisë.

Zuckerberg u përball me një aksion disiplinor nga Harvardi por u lejua që të qëndronte në shkollë. Kështu, ai lansoi “TheFacebook” më 4 shkurt, 2004, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë ditë pas lansimit, tre studentë të vitit të tretë në Harvard – binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss dhe Divya Narendra – pretendonin se kishin bërë një marrëveshje me Zuckerberg ku ai do të krijonte një uebfaqe të quajtur “HarvardConnection.com” për ta, por se ai i braktisi ata dhe i përdori idetë e tyre për ta krijuar Facebook. Ata paditën Zuckerbergun më 2008, ku morën aksione të Facebook në vlerë prej 1.2 milionë dollarë.

Brenda muajit, gjysma e studentëve të Harvardit ishin anëtarë të TheFacebook. Nga marsi 2004, Facebook u zgjerua në universitetet Yale, Columbia dhe Stanford. Zuckerberg solli shokët e tij të studimeve Dustin Moskovitz, Eduardo Saverin, Andrew McCollum dhe Chris Hughes si bashkë-themelues për të ndihmuar në menaxhimin e faqes dhe kthimin e saj në një biznes.

Shitjet e para të reklamave në Facebook erdhën pak muaj pas lansimit, dhe treguan rritjen e mahnitshme të faqes – dhe funksionalitetin e saj të kufizuar, transmeton Gazeta Express.

Në këtë pikë, Facebook ende punonte nga dhoma e tij e konviktit, por ishte koha që të bëhej më serioze. Zuckerberg e la Harvardin më 2004, njëjtë si Bill Gates para tij.

Në mesin e vitit 2004, Zuckerberg punësoi bashkë-themeluesin e Napster, Sean Parker si presidentin e parë të kompanisë.

\Gjatë kohës së njëjtë, në qershor të vitit 2004, Facebook u zhvendos në Palo Alto, Kaliforni, në një zyre të vogël. Në atë kohë, kompania më shumë njihej si një qendër për party sesa si një kompani serioze.

Zuckekrberg shpesh do të shkonte në zyrë në shorce, zbathur dhe me një birrë në dorë.

Seriozisht, ata e adhuronin birrën. Këtu është Andrew McCollum me një shoqe, përderisa njëri nga anëtarët e ekipit kënaqet me birrë në Facebook.

Zyra njihej edhe për grafite të rrezikshme në muret e saj.

Në të njëjtën kohë që u shpërngul në këto zyre, Facebook mori edhe investimin e parë të jashtëm në një formë prej 500,000 dollarësh nga ish-shefi i PayPal, Peter Thiel, në të majtë, dhe më pas shefin e PayPal dhe më vonë themeluesin e Tesla, Elon Musk.

Prej këtu, Facebook filloi suksesin e shpejt. Në maj të vitit 2005, Facebook rriti financimin në 13.7 milionë dollarë. Më 2006, Facebook krijoi ‘Faqen e Të Rejave’ apo ‘News Feed’, që u dha njerëzve një pamje në kohë reale se çfarë po bënin miqtë e tyre.

Në fund të vitit 2007, Zuckerberg u takua me shefin ekzekutiv të Google Sheryl Sandberg në një ndej të Krishtlindjes. Në atë kohë, ajo po e konsideronte të merrte një pozitë në The Washington Post. Por pasi u takuan, Zuckerberg e bindi atë që vinte në Facebook më 2008.

Ishte një punësim i parashikuar. Facebook tashmë ishte në rritje të shpejt, por rritja e celularëve të mençur solli me vete edhe më shumë përdorues. Më 2009, Facebook u vendos në një zyrë pak më të madhe në Palo Alto në Parkun Kërkimor Stanford, në mes të rritjes shpërthyese. Në fund të vitit 2010, faqja arriti një trilion shikime në muaj.

Kjo hapësirë nuk do ta mbante Facebook për shumë gjatë. Më 2011, rrjeti social u zhvendos në një kampus që dikur përdorej nga Sun Microsystems dhe që ishte blerë nga Oracle.

Facebook madje themeloi edhe rrugën kryesore të kampusit, duke e emëruar si “Rruga e Hakerit”, që i referohej filozofisë së famshme të Zuckerberg: “Lëviz shpejt dhe thyej gjërat”.

Facebook ishte bërë edhe një fuqi e madhe politike në këtë pikë. Kjo pasi protesta më e madhe egjiptiane më 2011 ishte organizuar nga rrjetet sociale si Facebook.

Në anën tjetër, vetë Zuckerberg ishte përfshirë më shumë në politikë përgjatë viteve, dhe ka folur me liderë botërorë në mbështetje të përhapjes së internetit nëpër gjithë botën.

Facebook gjithashtu ka qenë prej kohësh përkrahës i barazisë martesore dhe të drejtave të barabarta, transmeton Gazeta Express.

Rrjeti social u bë i pandalshëm. Facebook pati ofertën e parë publike në histori prej 5 miliardë dollarësh më 18 maj, 2012.

Në atë vit, punonjësit e Facebook morën librin legjendar “Little Red Book”, një libër me slogane të ngjashme me propaganda për t’u siguruar që punonjësit e kompanisë janë që të gjithë në faqen e njëjtë të rritjes së kompanisë.

Zuckerberg më pas u martua me të dashurën e tij që ishte që një kohë të gjatë në lidhje, Priscilla Chan, të cilën e kishte takuar kur kishte qenë student në Harvard.

Facebook gjithmonë shikon kompanitë e reja që janë kërcënim për të. Kështu që kompania i ka blerë disa prej tyre gjatë kësaj rruge, duke përfshirë Instagramin, që u ble për 1 miliard dollarë më 2012 por që tani ka më shumë se 400 milionë përdorues.

Madje Facebook bleu edhe kompaninë e realitetit virtual Oculus, në mars të vitit 2014 për 2 miliardë dollarë.

… dhe kompaninë për mesazhe telefonike WhatsApp, për të cilën Facebook pagoi plot 19 miliardë dollarë në shkurt të vitit 2014. Bashkë-themeluesi i saj, Jan Koum, tani është një anëtar i bordit në Facebook dhe aplikacioni ka më shumë se 1 miliard përdorues në muaj.

Kur Facebook mbushi 10 vjet më 3 shkurt 2014, rreth 1.23 miliardë njerëz e vizitonin rrjetin social çdo muaj – një miliard prej tyre ishin nga celularët e tyre. Bota ka ndryshuar, por Facebook vetëm vazhdoi të rritej.

Pas gjithë kësaj rritjeje, Facebook i ka zgjeruar edhe zyrat. Vetëm këtë vit, Facebook hapi një kampus të ri, i dizajnuar nga arkitekti legjendar Frank Gehry, për t’i rehatuar rreth 2,800 punonjës.

Çfarëdo që ndodh në të ardhmen, kompania mbetet mision i Zuckerberg për të lidhur të gjithë në botë. Ai madje u tha investitorëve të tij: “Ne nuk ndërtojmë shërbime për të bërë para; ne bëjmë para për të ndërtuar shërbime më të mira”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com