Ngriten përsëri temperaturat, ky do të jetë moti për nesër
21:52 | 20 Nentor 2018

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të ardhur nga pjesa veriperëndimore e kontinentit.

Si rezultat i këtyre parametrave labil, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e para të ditës parashihet të vazhdojnë reshjet e shiut.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s. /Lajmi.net/ 

 

Kristin Prengaj