Ngrihet aktakuzë kundër Aleksandër Jabllanoviqit

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq.

Jabllanoviq

Aktakuza kundër Jablanoviqit u ngrit për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës, njoftojnë mediat serbe.

Jabllanoviqit, që ishte ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës, sot i është dërguar ftesa e gjykatës që më 22 maj të paraqitet në gjykatën e Gjakovës.

Jabllanoviq është shkarkuar nga posti i ministrit nga kryeministri Isa Mustafa pas protestave të shumta nga partitë politike, organizatat e luftës dhe shoqëria civile, raporton Kosovapress.

Shkarkimi kishte ardhur pasi që Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilat kundërshtonin ardhjen në Gjakovë të një grupi serbësh për Krishtlindjet Ortodokse.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com