Ngjarjet e fundit/ Shqiptarët ikin nga Maqedonia në Kosovë (Video)
10:01 | 30 Prill 2015

Ngjarjet e fundit/ Shqiptarët ikin nga Maqedonia në Kosovë (Video)
Për shkak të ngjarjeve të fundit në Maqedoni shqiptarët që jetojnë atje kanë nisur të lëshojnë shtëpitë dhe t’ia mësyjnë Kosovës. Banorët kanë treguar se për shkak të shkatërrimit të shtëpive dhe kontrolleve të policisë maqedonase kanë vendosur të lëshojnë shtëpitë e tyre. Banorët që janë nisur në drejtim të Kosovës kanë treguar se fëmijët kanë ndërprerë shkollë dhe janë nisur në drejtim të të shtëpive të të afërmeve në Kosovë. https://www.youtube.com/watch?v=_M13K7WDWrE
Françeska Jaçe