Ngjarje historike para 19 viteve në diten e çlirimit të qytetit të Gjilanit
16:00 | 16 Qershor 2018

Me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të qytetit të Gjilanit, po botojmë një pjesë të informatës të lëshuar për Televisionin Shqiptar TVSH nga Ismet Sylejmani, me pseudonimin Sokol Gashi, Shef për Informim Publik i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ÇLIRIMI I GJILANIT INFORMATË

Ngjarje historike për Zonën operative të Karadakut. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit. Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme. Populli ka dalë në rrugë. Janë mbushur sheshet përplot. Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi. Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani... Sokol GASHI Shërbimi për Informim Publik ZOK,16.06.1999!
Françeska Jaçe