Ngasësve të dehur dhe pa patentshofer do tu konfiskohet vetura

0

Ministri i punëve të Brendshme i Sërbisë Nebojsha Stefanoviç sot prezantoi projekt-amendamentet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin rrugor, i cila parasheh konfiskimin e përhershëm të automjeteve për ata të cilët vozitin pa e kryer provimin e vozitjes, ose e gjejnë veten pran timonit në gjendjen e dehur prej dy promilave të të alkoolit në xhak.

policia

Projekt-amendamenti i cili është përgatitur nga një grup punues në Ministrisë së Brendshme e themeluar dy muaj më parë, zgjatë periudhën e patent shoferit provues për vozitësit e rinjë nga një në dy vite, ndërsa për ata vozitës që aplikojnë para moshës 19 vjeçare në tri vite, sikurse edhe vozitja gjatë natës nga ora 23 deri në ora 6 e mengjesit e kanë të ndaluar. Stefanoviq ka deklaruar që nga një korriku deri sot janë zënë 2,300 të rinjë në thyerjen e ligjitdhe në mesin e tyre 1.700 vozitës kanë shkelur ligjin natën. Sipas propozimit nga grupa punuese e Ministrisë së mbrendshme do të forcohen edhe më shumë denimet për vozitje në gjendje të dehur dhe nëse vozitësi ka më shumë se 1.6 promil alkool në gjak do të dorëzohet tek gjykatësi për kundërvajtje dhe do të denohet për procedurën e kundërvajtjes. Kjo do të trajtohet si një vozitje e dhunshme, sikurse tejkalimi i shpejtësisë më shumë se 90 kilometra në orë që është e lejuar nëpër vendbanime dhe 100 kmh jasht vendbanimeve. Risia e cila parasheh ndryshimin e ligjit ka paraparë që vozitësit që kanë fëmijë të kenë edhe ulësen që parashihet për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare. Stefanoviq ka thënë se duke iu falënderuar masave që kanë marrë nga Ministria e Punëve të Mbrendshme do të zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore, do të zvogëlohet numri i të vdekurve në 10 muajt e parë i cili është 100 më pakë se sa vitin e kaluar. Nuk jemi të kënaqur me këtë numër dhe po punojmë të ulim në mënyr drastike numrin e aksidenteve dhe të vdekurve, dhe që policia rrugore do të modernizohet maksimalisht.Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, policia rrugore nga 1 korriku deri në fund të muajit tetor ka sanksionuar gjithësej 390.719 raste përderisa në vitin 2013 numri ka qenë 317.317./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com