Ngasësit e rinjë më nuk do mund të vozisin nga ora 23 deri në ora 06 e mëngjesit

0

Ministri i policisë i Sërbisë Nebojsha Stefanoviq ka vendosur që ngasësit e rinjë më nuk do të mund të ulen pranë timonit nga ora 23h deri në ora 06h e mëngjesit.

543535_stefanovic-02-foto-mup-srbije_f

Ndalesa do të vlejë për të gjith ngasësit e rinjë të cilët nuk i kanë mbushur 2 vite nga data e marrjes së patentës për vozitje, pamvarësisht nga mosha e tyre. Gjithashtu. për ata që janë paisur me patent shofer në moshën 17-18 vjet, kjo ndalesë do të vlejë deri sa ti mbushin 21 vjet. Kjo masë do të gjendet në propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për siguri në komunikacion, për të cilin do të votojnë parlamentarët. Stefanoviq e ka marrë këtë vendim në bazë të statistikave të cilat kanë treguar se, numri më i madh i fatkeqësive në komunikacion ku pjesmarrës janë të rinjtë, kanë ndodhur në periudhën nga 5 deri në ora 6 në mëngjes. Përveq kontrollave të policisë së komunikacionit është e patjetërsueshme edhe reptësimi i masava ndaj tyre, me qëllim të mbrojtjes të të rinjëve, ka thënë Stefanoviq, raporton, Blic./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com