Ngacmoi seksualisht një 11-vjeçar, arrestohet muxhahedini i strehur në Tiranë

0

prangat

Një iranian, i cili është pjesë e grupit te muxhahedinëve të strehuar në Tiranë, është arrestuar nga polica.

Sipas Tv Klan, arrestimi i tij është bërë pasi ka ngacmuar një djalë 11-vjeç

Mousa Jaberifar, është denoncuara nga prindërit e fëmijës, të cilët kanë depozituar një kallëzim në polici.

Iraniani i ka kërkuar djalit që t’i blinte një bukë dhe t’ia dërgonte në shtëpi, më pas, ai ka tentuar  të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ky i fundit para oficerëve të policisë gjyqësore ka mohuar ngjarjen , pa dhënë shumë shpjegime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual më të mitur”,  parashikuar nga neni 108/a i K. Penal.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com