Nga sot Presheva me qendër kolektive për emigrantë

0

Në Stacionin hekurudhor të Preshevës, në ndërtesën e ish fabrikës së duhanit sot do të hapet qendra kolektive për vendosjen e përkohshme të migrantëve që po kalojnë nëpër Serbi drejt Europës.

1586532864558abb79637ba760164932_v4_big

Kjo qendër do të hapet nga komesiriati i lartë i BE-së për refugjatë në Serbi Hans Fridrich Schoder dhe grupi punues për zgjedhjen e problemeve për rjedha të migrimit të përzier Aleksanda Vulin. Ky objekt mund të pranoj deri rreth 300 migrant që arrijnë çdo ditë nga Maqedonia. Ky objekt është një qendër tranziti në të cilën emigrantët munden me një procedurë të përshpejtuar që të marrin dokumentat e nevojshme dhe ndihmën mjeksore. Deri tani, migrantët janë grumbulluar rreth stacionit policor në Preshevë ku presin për tu pajisur me dokumente si dhe në stacionin hekurudhor, ndërsa me objektin e ri, në rrugën e tyre drejt Europës ata mund të pushojnë, marrin ndihmë mjeksore.. Deri tani kanë qenë të vendosura dy tenda nga Kryqi i kuq, pas shkollës së mesme, në afërsi të stadiumit të qytetit ku edhe sot janë larguar./BujanociNet/

Emigrant-12

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com