Nga sot fillon ndarja e bursave nëpër llogarit e studentëve

0

Që nga dita e sotme ka filluar ndarja e mjeteve nëpër llogarit bankare për të gjith studentët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin akademik 2014-15.

paret

Janë gjithsej 906 studet të cilët kanë fituar të drejtën e stimulimt për studime, ku 150 prej tyre sot mund të tërheqin mjetet nëpër llogarit e tyre bankare ndërsa pjesa tjetër e studentëve mund ta bëjnë atë në ditën e nesërme dhe gjatë festës së një majit, theksoi Bajram Fejzullahu- kryeshef i drejtoratit për arsim pran komunës së Bujanocit. Fejzullahu mëtej shtoi se, lidhur me faktin që studentët është dashur ti plotsojnë kriteriumet për të shfrytëzuar të drejtën e bursës, ne si komision i cili ka qenë pre 7 antarësh kemi paraparë që të caktojm një afat prej një muaj në mënyrë që studentët të ken mundësi të plotsojnë dokumentacionin e kërkuar. Sipas Fezullahut shuma e mjeteve të ndara për bursat studentore për ktë vit është 10 milion dinar, ndërkaq për studentët të cilët studiojnë në fakultetin e Suboticës në Bujanoc janë ndar nga 7 mijë dinarë, ndërsa për ata student të cilët studiojnë jasht vendit janë vlersuar sipas notës mesatare./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com