Nga Siria e Iraku në tranzitin e rrezikshëm nëpërmjet Ballkanit /video/

0

Azilkërkuesit të cilët kalojnë përmes Serbisë kryesisht vijnë nga Siria, Afganistani dhe Eritrea. Ata vendosen në pesë qendra për azil, ndërsa destinacioni i tyre i fundit është Bashkimi Evropian.

AzilKerkuesit

Në tre muajt e parë të vitit 2015 kanë kërkuar 8710 persina azil ndërsa gjatë tërë vitit 2014 ka pasë 16.490 kërkesa për azil.

Nëpër qendra janë të vendosur 3493 azilant ndërsa migrantët në Serbi qëndrojnë mesatarisht nga 6 ditë.

Azilantët gjithnjë nga jugu i Serbisë vijnë në Beograd. Pas një pushimi, ata nisen për rrugën drejt Kroacis dhe Hungarisë.

Ekipi i Al Jazeera ka qëndruar në Preshevë, çka ka konstatuar se ata tashmë kanë kaluar kufirin ndërmjet Maqedonis dhe Serbisë.

Flasin pak dhe gjithmonë njejtë – ecin në këmbë me ditë të tëra dhe se kanë qenë shpesh shënjestër e plaçkitësve dhe hajdutëve.

Nëse gjithçka shkon mirë, pika e parë e pushimit është Beogradi.

Këmbët e irakienit Malik Adnan kanë hyrë në Serbi pas 6 muaj ecje. Ai tashmëb aq është i lodhur sa nuk i ndien më. Gruan dhe dy fëmijët i ka lënë në Bagdad dhe është nisur për në Finlandë. Në momentet kur është takuar, në Beograd kishte arritur para dy orësh.

“Nëpër Maqedoni kemi ecur përgjat hekurudhës, disa grupe me nga 506 njerëz. Unë kam pas fat, por shumica e tyre janë plaçkitur. Na kanë sulmuar grupe me thika. Dy javë ka zgjatë rruga” ka thënë ky irakien i cili thotë se nga vendlindja ka ikur për shkak të kërcënimit me vdekje.

Siriani Ahmed Ismail ka thënë se ai nuk ka dashtë të jetë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri. Ka punuar si profesor i gjuhës angleze dhe rrugën e tij e përshkruan më së miri me shifra.

“Deri në Stamboll më është dashur 15 orë. Pastaj me anije deri në Greqi gjashtë orë. Atje jemi arrestuar. Kemi qenë në burg 8 ditë. Kur na liruan, deri në kufi kemi ecur 5 orë. Na kanë vendosur rreth 50 me një veturë. Pastaj vetura u prish. Deri në kufi me Serbinë kemi ecur nga 6 deri në ora 1 të mëngjesit. Kemi fjetur jashtë. Pastaj deri në Beograd edhe dy orë” ka thënë Ismaili.

Një njeri tregime të ngjajshme dëgjon çdo ditë. Eshtë me origjinë nga Siria ndërsa në Serbi jeton që nga viti 1970. Ai tek migrantët është i njohur si njeriu që i ndihmon.

Që ai të mund të vazdhoj ti ndihmoj atyre, nuk do të zbulohet identiteti i tij.

“Kur vijnë, janë shumë të lodhur. Menxi arrijnë të flenë. Mirëpo, ata kanë problem këtu, nuk mund ti rregullojnë letrat, unë i kam këshilluar që ata të flejnë në autobus deri në kufi. Tre orë – tre orë, fleni”.

Ai thotë se çdo ditë kalojnë 100-200 migrant nga Siria dhe Iraku, ndërsa në Serbi qëndrojnë maksimalisht nga 2 ditë pasi nuk kanë letra dhe nuk kanë ku të flenë. Në pyetjen se si ata vazhdojnë pa letra, thotë:

“Pa letra, eh, si. Secili ka problem për këtë. Por kur mësohet se janë nga Siria apo Iraku, i lejojnë, e dinë se ka luftë në Siri.

Këta emigrant tentojnë të arrijnë sa më larg duke shpresuar që një ditë të kthehen në familjen e tyre.

“E kam lënë familjen. Nuk do ti shoh ata deri sa të përfundoj lufta. Ky është një vendim i rëndë, por nuk kam çka të bëj” ka thënë Adnani.

Udhëtimi i migrantëve zgjat edhe nga 6 muaj, disa ecin vetëm në këmbë për të arritur më sigurtë. Për këta njerëz, siguria e përkohshme është Serbia. Shumica e tyre me pak para dhe pa kurrfarë dokumenta dhe plani nise drejt vendeve të BE-së./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com