Nga moti i keq një i mitur humb jetën në Durrës

0

Një i mitur ka humbur jetën në Durrës nga kontakti me energjinë elektrike, krejt kjo si pasojë e motit të keq që ka mbretëruar mbrëmë në këtë vend.

foto.php

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë Durrësin gjatë mbrëmjes së të mërkurës, kanë shkaktuar probleme të shumta.

Përpos një viktime këto reshje kanë shkaktuar edhe përmbytje rrugësh dhe tokash bujqësore.

Paraprakisht bëhet e ditur se viktima po nxitonte të kthehej në shtëpi duke kaluar nëpër një rrugë plot me ujë, pranë një kabine elektrike të përmbytur, raporton TCH.

Grupi hetimor, në kushtet e motit të keq, ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Shtabi i emergjencës në Prefekturën e Durrësit bëri të ditur se po ndjek nga afër situatën./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com