19 Qer, 2013 - 07:06
Nuk ka komente

Libreza 1Zëvendësimi i librezave shëndetsore të letrës me ato elektronike do të filloj nga fundi i këtij muaji dhe do të vazhdoj deri në fund të vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar fondi për sigurim shëndetsor.

Kjo librezë e re shëndetsore do të kushtoj 500 dinarë dhe do të ket afat 10 vjet, ndërsa për rreth 2 milionë banorë më të varfër do të jetë pa pages. Ky projekt i zëvendësimit të librezave shëndetsore me ato elektronike do të kryhet në dy faza. libreza 2Për ta vërtetuar librezën, nuk duhet më vula dhe ngjitësi i markuar Si përparësi më e madhe për qytetarët dhe punëdhënësit kjo librezë e re elektronike do të jetë që për ta vërtetuar librezën e re, nuk duhet të shkohet më në zyren e Fondit republikan për siguri për ta marrë ngjitësin e markuar, çka edhe do të zvogloj afatin dhe kohën për të ndarë për punë administrative. Në kartelë do të shkruhet emri dhe mbiemri i personit të siguruar, data e lindjes, numri personal dhe numri i librezës shëndetsore./BujanociNet/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe perdorimi i gjuhes ofenduese. Bujanoci.Net mban te drejten e publikimit ose jo te nje komenti te caktuar. Permbajtja e komenteve nuk pasqyron, qendrim editorial te redaksise se portalit Bujanoci.net . Ju faleminderit per mirekuptimin!
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com