Nga kënetat e thata u shfaq një “Peugeot 104”, ishte vjedhur 38 vjet më parë
14:48 | 09 Shtator 2017

Thatësira që nxori në pah baltën në rajonin francez të Champagne ka dhënë një zbulim të papritur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga pjesa e poshtme e kënetës u shfaq një veturë e llojit Peugeot 104 blu, e cila veturë doli të ishte vjedhur në vitin 1979! Pas largimit të algave dhe baltës, doli se vetura kryesisht e kishte ruajtur pamjen e saj origjinale. E poshtë mbulesës së motorit, kishte shumë gaforre që mbrojtësit gjallesave i larguan me kujdes dhe i vendosën në pellg. Ndërkaq, siç thuhet më tej, policia duhej të punonte shumë për të gjetur pronarin e makinës. Kjo pasi që Peugeot ishte vjedhur në një kohë kur nuk kishte një bazë të dhënash elektronike kështu që ishte e nevojshme të “kontrollonin” një grumbull letrash nga arkivi. Dhe më në fund u zbulua nga pronari – një grua nga Reims, e cila u habit shumë nga zbulimi.
Aurela Hoxha