Nga java e ardhshme me receta edhe në barnatoret private

0

Vitin e kaluar nga Ministria e shëndetësisë është njoftuar se nga 1 janari i këtij vitit të filloj së zbatuari vendimi për marrjen e barërave me recetë edhe nëpër barnatoret private, vendim këtë të cilin Ministrja e shëndetësis Slavica Gjukiç e ka cilësuar të nevojshëm dhe të mirëpritur për gjith qytetarët.

barnatoretNdërkaq që kjo metodë edhe në komunën e Bujanocit pritet të filloj së zbatuari nga java e ardhshme, thot pronari i barnatores ”Galen” Luan Rashiti. Për farmacistin Rashiti një vendim i till është i mirëseardhur kur kemi të bëjmë me një lehtësim për pacientët, pasi që nga java e ardhme pacientëve nuk i duhet të presin radhë ta gjata për tu sherbyer vetëm në barnatoren e qytetit. Sipas tij barnatorja “Galen” në ktë drejtim është e përgaditur dhe e furnizuar mirë me barëra. Nga ana tjetër edhe qytetarët i gëzohen këtij vendimi, pasi që janë ata të cilët më së shumti janë përballur me këto vështërsi duke pritur radhë në barnatoren shtetërore , dhe thonë se ky është një lehtësim mjaft i qëlluar për ne duke ditur se shumica e pacientëve nuk kanë mundësi të i përballojn pritjeve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com