Nga fshati Karaqevë tashmë janë larguar mbi 100 persona prej tyre 22 fëmijë

0

Nga fshati Karaqevë tashmë janë larguar mbi 100 persona prej tyre 22 fëmijë. Selver Lenjani është i brengosur nga ky numër i familjeve të ikura, por kërkon nga vendet e BE-së që të ndihmohen e mos të kthehen dhunshëm. Këto familje më së paku kanë faj sepse po e bëjnë nga halli, zori e pasiguria.
00_12_14201826702086125122
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë dhe Fadil Kastrati profesor nga ky rajon janë të shqetësuar me ikjen e familjeve nga ky rajon kufitarë drejtë vendeve të BE-së. “Unë jam i shqetësuar me këtë largim masiv, por njëkohësisht jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre atje. Ndoshta është mirë që vendet e BE-së të trajtojnë këto raste e kurrsesi mos të përdorin kthimin e dhunshëm. Askush nuk është larguar nga luksi, por nga halli, zori e pasiguria” u shpreh për rajonipress Selver Lenjani. Lenjani tha se tashmë mbi 100 persona nga fshati Karaqevë janë të vendosura nëpër vendet e BE-së dhe janë 22 fëmijë që tashmë kanë braktisur shkollën. I shqetësuar është edhe Fadil Kastrati profesor nga ky fshat i cili ka vizituar shtëpitë e këtyre familjeve. “Vërtet është e rëndë dhe e papërballueshme kjo gjendje. Këto familje i kanë mbyllur me dry shtëpitë e tyre dhe kjo nuk është akt i lehtë. Ne kërkojmë nga Gjermania e Franca që të kenë mirëkuptim për këto familje sepse ne jetojmë në një vijë kufitare që me vite ka pasiguri dhe presion e terror psikologjik që ushtrohet nga xhandarmëria serbe”. Kastrati dhe Lenjani thonë se është mirë që një ekip i Qeverisë së Kosovës të vizitojë këtë fshat dhe të evidentojë të gjitha familjet që kanë braktisur vendin dh t`ua dërgojnë të gjitha informacionet shteteve përkatëse. “Ato familje duhet të ndihmohen edhe nga shteti sepse kthimi i tyre do të thotë vdekje për së dyti për të gjithë ata që tashmë ndodhen në vendet e BE-së” tha Kastrati./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com