Nga bartës i birrave për Sheshelin në kryeministër të Serbisë

0

Reagimi i ashpër i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj faktit që ia përmendi në Beograd kryeministri shqiptar, Edi Rama se Kosova është shtet i pavarur e konfirmon se Vuçiq mund të ketë ndryshuar post, por qëndrimet e tij janë po aq radikale sa kur ishte bartës birrash për Vojislav Sheshelin, raporton Indeksonline.

pevacVuçiq ka qenë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Një fotografi që po qarkullon sot nëpër rrjete sociale në fakt e tregon atë si bartës birrash në një prej takimeve të partisë radikale, raporton Indeksonline.

Fotografia ka filluar të shpërndahej si reagim ndaj publikimit të fotografive nudo të kryeministrit shqiptar, Edi Rama prej tabloidit serb, Kurir. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com