Nga 185 mijë azilkërkues në Evropë, mbi 48 mijë kosovarë

0

Bashkimi Evropian ka publikuar të dhënat e fundit për azilkërkuesit nëpër shtetet evropiane dhe kosovarët prijnë me kërkesa për azil.

foto.php5
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 azil nëpër vendet e BE-së kanë kërkuar 185 mijë persona, 48.9 mijë prej tyre janë kosovarë, që e përbëjnë pjesën më të madhe të azilkërkuesve, transmeton Koha.net. Pas azilkërkuesve kosovarë, vijnë ata sirianë dhe afganë kurse në listë gjendet edhe Shqipëria që ka më pak azilkërkues, transmeton koha.net. Mbi 42 mijë azilkërkues janë nga vende të ndryshme, mbi 29 mijë nga Siria, 12.9 nga Afganistani dhe 8.14 nga Shqipëria. Destinacionet e preferuara të azilkërkuesve mbeten Gjermania dhe Hungaria me 58 për qind të aplikuesve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com