Nexhat Daci: Thaçi është kryeministër

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se koalicioni PDK-LDK është i shantazhuar. Daci në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se brenda strukturave të LDK-së kurrë nuk ka pasur vullnet për bashkëqeverisje me PDK-në.
Daci ka deklaruar se ky koalicion mund të funksionojë aq sa është i interesuar faktori ndërkombëtar, të cilin e ka quajtur patericë të këtij koalicioni.

DaciAi thotë se nuk e ka pritur që Thaçi do t’ia lëshojë pozitën e kryeministrit Mustafës.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se vetëm me letra Isa Mustafa është kryeministër sepse, sipas tij, kryeministër i vërtet është Hashim Thaçi.

“Mendoj se de fakto kryeministër dhe gjithçka është Thaçi”, ka thënë Daci, duke shtuar se Thaçi është politikani më i fuqishëm ne Kosovë.

Ndërkaq, duke folur për LDD-në, Daci ka bërë me dije se në fund të këtij muaji do të vendosin për fatin e kësaj partie, duke paralajmëruar se nuk do ta drejtojë LDD-në edhe nëse strukturat e saj vendosin ta vazhdojnë aktivitetin politik.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com