Newcastle ia fal fitoren Unitedit

0

Manchester United ka siguruar një fitore minimale(0-1) në minutën e fundit të takimit kundër Newcastle United, falë një gabimit trashanik të portierit Tim Krul.

newcastle-ia-fal-euml-fitoren-unitedit-video_hdUnited e dominoi në tërësi pjesën e parë, si me posedim të topit, ashtu edhe me goditje në portë, teksa Rooney lëshoi një mundësi të artë në minutën e 26-të, kur e dërgoi topin shumë afër shtyllës së portës kundërshtare.

Gjithashtu, rast për të shënuar pati edhe Marouane Fellaini në fund të pjesës së parë, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali portieri Tim Krul dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi. Për Newcastle United, mundësi të arta lëshuan Emanuele Riviere dhe Papiss Cisse, ndërsa për Manchester United, Ashley Young dhe Wayne Rooney dështuan të shënojnë nga afërsia.

Sidoqoftë, United arriti të shënojë një gol në minutën e 90’të pas gabimit trashanik të portierit Tim Krul, i cili ia fali topin Youngit, që pastaj shënoi për t’i siguruar tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë fitore, United mbetet në pozitën e katërt me 53 pikë, një më pak se Arsenali që gjendet në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com