Nesër seanca e fundit e gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë
15:57 | 11 Qershor 2018

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës do të mbaj të martën seancën e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme.

Kjo seancë që do të mbahet nga ora 09:00 në Pallatin e Drejtësisë, do të jetë po ashtu seanca e fundit me gjyqtar të EULEX-it.

Kujtojmë se nga mesi i qershorit, misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX do të ketë vetëm rol këshillues në Kosovë.

Edlira Rukaj