Nesër nuk votohet Isa

0

Nesër nuk votohet Isa

Blloku LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje ka vendosur që në seancën e nesërme të mos ketë votim për Kryeparlamentarin. Nuk duan që këtë ta bëjnë në rrethana të pasqaruara kushtetuese.

Seanca e Kuvendit e thirrur nga Blloku për ditën e enjte nuk do të prodhojë asnjë vendim për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, ndonëse zgjedhja e tyre është pikë e rendit të ditës, duke qenë se Blloku e konsideron “seancën e jashtëzakonshme” të ftuar me nënshkrimet e deputetëve të koalicionit si “vazhdim të seancës konstituive”.

LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nuk duan të ketë edhe një përsëritje të seancës konstituive të parë, e cila më pas mund të kontestohet dhe eventualisht të hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se liderët e Bllokut kanë vendosur të mos ketë votim për Kryeparlamentarin, post ky që me marrëveshjen e Koalicionit i është rezervuar Liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Nuk do të ketë votim. Jo, përderisa janë këto rrethana të pasqaruara kushtetuese”, ka pohuar ky burim për Politiko.net.

Seanca, siç mësohet, do të përmbajë vetëm debat me deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, nga i cili pastaj mund të nxirren edhe disa konkluzione.

Debati kryesisht do të provojë ta shterojë Pikëm 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që thotë se të gjithë deputetët duhet ta gjejnë zgjidhjen, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Kjo Pikë është e interpretuar nga Blloku, ndërsa e kontestuar nga PDK.

Por, pa konsumimin e saj, Blloku nuk do të lëshojë pe nga qëndrimi fillestar dhe zgjidhja e kësaj nyje do të provohet të kërkohet me sqarim nga Gjykata Kushtetuese. Çështja mbetet si do të arrijë pyetja në Kushtetuese. / Politiko.net/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com