Nesër në 23:45 fillon pranvera, eklipsi i Diellit në 9:37

0

Pranvera në vendin tonë, sikundër edhe në gjithë hemisferën veriore fillon nesër, më 20 mars, në orën 23 e 45 minuta, ndërsa sipas paralajmërimeve të astronomëve, do të ndodhë edhe eklips i Diellit.

pranvera

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars, kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.

Eklips i Diellit po ashtu është paralajmëruar për nesër. Në Evropë ai do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende, si në ishujt Farit dhe Svalski, do të ketë eklips të tërësishëm.

Eklipsi do të fillojë në orën 9 e 37 minuta , maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të lartë se 13.

Fenomeni kur Hëna zbret tek Dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com