Nëse Thaçi vjen në Beograd, mund të arrestohet

0

Prokurori për krime të luftës Vladimir Vukçeviq ka deklaruar se fletarresti për Hashim Thaçin në Serbi është në fuqi dhe ai mund të arrestohet nëse vjen këtu.

Vukcevic

“Hetimet ndaj Thaçit janë të ndërprera pasi ai nuk ka qasje për organet e hetuesisë serbe. Qendra e Interpolit ka ndaluar validitetin e fletarrestit për Thaçin në shtetet tjera me arsye se bëhet fjalë për funksionerin më të lartë shqiptar. Mirëpo, ajo në Serbi është në fuqi, edhe nëse ai vjen këtu, ne mund ta arrestojmë” ka thënë Vukçeviq.

Hashim Thaçi është paralajmëruar se mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit (24).

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka marrë një ftesë nga organizata joqeveritare Këshilli rinor për arsim që të jetë i pranishëm më 24 prill në Beograd, në një konferencë që ka të bëjë me integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Këshilltari politik i ministrit Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se në parim shefi i diplomacisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com