“Nëse kjo këngë nuk fiton në Kënga Magjike Ardit Gjebrea le ta mbyll festivalin”, befason Sasa
23:05 | 23 Tetor 2018

Edhe këtë vit emra të njohur të skenës muzikore shqiptare janë pjesëmarrës me projekte tejet të veçanta, shkruan lajmi.net

Artisti shqiptar, Ardit Çuni sjell bashkëpunimin me Daniela Toçin me një super baladë që titullohet “Qaj”.

E si duket kjo këngë e tyre po pëlqehet tejet shumë ku së fundmi reagoi edhe aktorja, Adriana Matoshi me një postim në Instagram.

“Nëse kjo këngë nuk fiton në Kënga Magjike lirisht Ardit Gjebrea le ta mbyll festivalin, Ju dua”, shkruan Sasa.

Theksojmë se pjesë e kësaj jurie këtë vit janë emra të njohur si: Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiqi. /Lajmi.net/

Alesia Bami