Nëse integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës, Serbët zgjedhin Kosovën

0

Nëse integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës, 66 për qind e serbëve do të votonin kundër.

Serbet
Në një hulumtim të opinionit publik në Serbi, të realizuar nga “Medium Gallup”, del se rreth dy të tretat e serbëve do të votonin kundër anëtarësimit të vendit të tyre në Bashkimin Europian, nëse do të ishte kusht njohja e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë hulumtim është interesant fakti, se integrimet evropiane të Serbisë janë ndërlidhur me çështjen e Kosovës. 52 për qind e respodenteve janë deklaruar në favor të anëtarësimit të Serbisë në BE, ndërsa kundër 26 për qind. Por të pyetur nëse duhet të zgjedhin mes njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit në BE, 66 për qind e respodentëve janë deklaruar se do të përcaktoheshin për ndërprerje të procesit të euro-integrimeve ndërsa 21% do ta vazhdonin procesin e eurointegrimeve edhe me kusht njohjen e Kosovës.

Anketimi i publikuar sot, por i realizuar në periudhën 24-30 janar 2015, e që ka përfshirë 1218 respodentë, ka matur edhe rejtingun e partive politike në Serbi.

Nga rezultati del, se në këtë pikë nuk ka ndonjë lëvizje të theksuar, dhe ato janë kryesisht në të njëjtën linjë me hulumtimet e mëhershem, që janë publikuar në dhjetor të vitit 2014.
Ne pyetjen “për kënd do të votonit po të mbaheshin sot zgjedhjet parlamentare” nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 14,7 për qind janë të papërcaktuar, 16,4 për qind nuk do të votonin dhe 5 për qind nuk e dinë për kënd do të votonin. Sa i përket partive politike, SNS e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e 38,3 për qind të të anketuarve (48,7 për qind nëse përqendrohemi vetëm tek numri i votuesve të përcaktuar), SPS i zëvendeskryeministrit dhe ministrit të punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i ka 5 për qind (6,4 për qind të votuesve të përcaktuar), SDS e ish presidentit të Serbisë Boris Tadiq 2,8 për qind (3,6 për qind e votuesve të përcaktuar), DS 2,5 për qind (përkatësisht 3,2 për qind), etj.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale për kryetarin aktual të Serbisë Tomislav Nikoliq do të votonin 27,5 për qind, për zëvendëskryeministrin Ivica Daciq 10 për qind, për Boris Tadiq 4,5 për qind, Vuk Jeremiq 3,8 për qind , ndërsa 18,3 për qind të të anketuarve nuk do te votonin, 14 për qind janë të papërcaktuar, dhe 5,2 për qind nuk e dinë për kënd. Është interesante se edhe pse emri i kryeministrit i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është ofruar fare si opsion për president, emrin e tij vet e kane shënuar 5,3 për qind e respodenteve.

Ndërsa, për anëtarësimin në NATO, përkunder avancimit evident në procesin e bashkëpunimit me NATO-n, nëse sot do të mbahej referendum në të cilin qytetarët e Serbisë do të duhej të përcaktoheshin lidhur me anëtarësimin në këtë organizatë, 55 për qind e respodentëve do të votonin kundër dhe 13 për qind pro. Të papërcaktuar do të ishin 22 për qind, ndërsa 9 për qind nuk e dinë se çfarë përgjigje do të jepnin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com