Nëse e shihni këtë në Snapchat, mos e besoni

0

Një mashtrim që thotë se Snapchat do të pushojë së funksionuari këtë muaj është ‘anuluar’.

Një artikull në uebfaqen Channel 45 News thoshte se aplikacioni do të pushojë së funksionuari më 14 nëntor.

Artikulli përmbante një deklaratë bindëse nga CEO Evan Spiegel, me vendimin për ta mbyllur aplikacionin, transmeton Gazeta Express.

Deklarata thoshte:

“CEO Evan Spiegel i aplikacionit shumë të njohur Snapchat ka zbuluar se Snapchat do të fshihet nga të gjitha dyqanet e aplikacioneve deri më 14 nëntor 2017.

Sipas Fox News, Evan ka vendosur që ta marrë këtë vendim për shkak të problemeve ligjore me Facebook, Instagram dhe Musical.ly.

Deri më 14 nëntor, 2017 të gjitha aplikacionet e Snapchat do të fshihen nga të gjitha pajisjet dhe të gjitha dyqanet e aplikacioneve.

Dhe të gjitha të dhënat në aplikacion do të fshihen bashkë me të”.

Ky lajm i rrejshëm u përhap shpejt në aplikacion, për shkak të një problemi që Snapchat e përjetoi pak pasi lajmi u publikua.

Kjo i hutoi njerëzit dhe bëri që ata të brengoseshin. Megjithatë, Snapchat reagoi shpejt duke e mohuar këtë përmes një postimi në Twitter.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com