Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel (DOKUMENT)

0

Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i kryesuar nga Rrahim Pacolli, para pak çasteve ka nënshkruar marrëveshjen me palën serbe për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

PolicaSigurimit

“Pas shumë takimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet Delegacionit Teknik të Kosovës dhe Delegaconit Serb me ndërmjetësim të BE-së , sot u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, tha Rrahim Pacolli.

Ai mes tjerave u shpreh se pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç’rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

“Kjo marrëveshje e cila sot u arrit në Bruksel është shumë e mirëpritur dhe siç ju kisha premtuar bashkatdhetarëve, për zbritjen e tarifave kufitare po ashtu kisha premtuar edhe për lëvizjen e lirë, dhe këto dyja po bashkdyzohen dhe kjo verë më të vërtet do të jetë më e mirë për të gjithë ne” është shprehur z. Pacolli.

Sigurimi-01

Sigurimi-02

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com